Francë: Punëtorët më nuk obligohen të kontrollojnë emailin pas punës

Punëtorët francezë prej 1 janar 2017 do të kenë të drejtë ligjore që të shmangin emailat e punës, kur janë jashtë orarit.

Bota

31/12/2016 19:12

Ligji i ri, i cili po quhet “ e drejta për tu shkëputur” do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Kompanitë me më shumë se 50 punëtorë janë të obliguar statut të sjelljes së mirë, në të cilin duhet përcaktuar orari kur personali nuk duhet të pranojë dhe as të përgjigjet në emaila të punës.

Mbështetësit e këtij ligji kanë thënë se punëtorët të cilët përgjigjen në emaila zyrtare jashtë orarit të punës nuk paguhen për punë jashtë orarit. Sipas tyre, kjo praktikë shkakton stres, probleme me gjumë dhe është faktor i problemeve që shfaqen në marrëdhënie.

Që prej vitit 2000, ligji ka përcaktuar se deri në 35 orë në javë, është e lejuar të punohet./Express/