Francë/ Mbi 300 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë

Të paktën 1.696 njerëz në Francë kanë vdekur pas kontraktimit me koronavirus, tha të enjten Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë i Francës Jérôme Salomon.

Bota

26/03/2020 21:15

Totali i ri, që shënon një rritje prej 365 vdekje në vetëm 24 orë, doli “kundër pritshmërive”, shtoi Salomon.

Duke folur gjatë një konference në Paris, Salomon tha se të paktën 29,155 njerëz kanë testuar pozitiv me COVID-19.

Sipas Salomonit, 3.375 pacientë aktualisht po trajtohen në kujdes intensiv; nga këto raste, 34% janë nën moshën 60 vjeç, shtoi ai.

Krahas Francës, shtetet që po pësojnë ngritje të numrit të rasteve me virusin me origjinë nga Wuhani i Kinës janë edhe Spanja e Gjermania.

Gjatë ditës së djeshme u raportuan 700 vdekje nga koronavirusi i ri vetëm në Spanjë.

Numri i të vdekurve në mbarë botën si pasojë e virusit ka prekur shifrën 22 mijë. /Lajmi.net/