Franca shpall ‘alarm të kuq’ për shkak të rrezikut nga zjarret

Në rajonin Var në jug të Francës është shpallur “alarmi i kuq” pasi temperaturat përvëluese po paraqesin “rrezik shumë të lartë nga zjarret”. Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi se nesër do të ketë “rrezik shumë të lartë zjarresh” në rajonin Var. Me këtë paralajmërim, në rajon është aktivizuar “alarm i kuq”, pasi temperaturat e ajrit që…

Bota

30/07/2023 23:41

Në rajonin Var në jug të Francës është shpallur “alarmi i kuq” pasi temperaturat përvëluese po paraqesin “rrezik shumë të lartë nga zjarret”.

Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi se nesër do të ketë “rrezik shumë të lartë zjarresh” në rajonin Var.

Me këtë paralajmërim, në rajon është aktivizuar “alarm i kuq”, pasi temperaturat e ajrit që kanë arritur mbi normalen sezonale po paraqesin rrezik për të shkaktuar zjarre në pyje dhe për të përhapur flakët.

Përveç kësaj, një nivel më i ulët rreziku, “alarm portokalli”, është shpallur në rajonin Bouches-du-Rhone, ndërsa për rajonet Aude, Herault, le Gard, Aveyron, Ardeche, Drome, Hautes-Alpes, Alpes-de-Haute-Provence, Alpes-Maritimes, Vaucluse, Haute-In Corse dhe Corse-du-Sud u kërkua vigjilencë në lidhje me rrezikun e zjarreve.

Nga ana tjetër, zjarret e mëdha dhe të vogla që shpërthyen në disa rajone, si Haute-Corse dhe Nice, janë vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër me ndërhyrjen e zjarrfikësve.