Franca nuk do ta ekstradojë Genc Zogajn në Serbi
Besart Zogaj, vëlla i ish ushtarit të UÇK-së, Genc Zogaj, i cili ishte arrestuar në Francë dhe priste ekstradimin e tij për në Serbi, njofton se ai nuk do të ekstradohet.

Lajme
Në një e-mail dërguar redaksisë së Lajmi.net, Besarti njofton se sot familja e tij ka marrë lajmin nga Gjykata e Francës se vëllai i tij, Genci është liruar.
Sipas tij, Gjykata franceze ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij në Serbi. Arrestimi i tij ishte bërë me një fletarrest të shtetit serb.
“Gjykata supreme ( COUR D’APPEL ) De Chambery ka vendosur që Genc Zogajt t’i jepet e drejta e jetës në Francë dhe ai të mos transferohet në Serbi”, shkruan Besarti në emër të familjes Zogaj.