Franca lufton zjarrin më të madh që nga viti 1949
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Pamjet nga Reuters TV tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi zonën pyjore…

Bota
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi.
Pamjet nga Reuters TV tregojnë shtëllunga tymi që ngrihen mbi zonën pyjore në rajonin Aude, në jug të Francës.
Pamjet me dron shfaqin sipërfaqe të mëdha të bimësisë së djegur.
Një person ka vdekur, tre janë të zhdukur dhe dy të tjerë, përfshirë një zjarrfikës, janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale.