Franca, kampione e Evropës

Franca është kampione e re e Evropës në basketboll. Trekolorët triumfuan në finale kundër Lituanisë me rezultat 80-66. Nicolas Batum ishte realizatori më i mirë me 17 pikë. Lituanezët ishin në epërsi pas çerekut të parë duke e mbyllur me rezultat 22-19. Por, francezët u kundërpërgjigjën në të dytin duke e fituar me rezultat 31-12…

Sport

22/09/2013 22:00

Franca është kampione e re e Evropës në basketboll. Trekolorët triumfuan në finale kundër Lituanisë me rezultat 80-66.

Nicolas Batum ishte realizatori më i mirë me 17 pikë. Lituanezët ishin në epërsi pas çerekut të parë duke e mbyllur me rezultat 22-19.

Por, francezët u kundërpërgjigjën në të dytin duke e fituar me rezultat 31-12 dhe krijuan avantazhin të cilin e ruajtën deri në fund. Në vazhdim Franca e ruajti epërsinë e lartë kurse lituanezët nuk arritën të afrohen.

Kurse në takimin që u zhvillua para finales, Spanja mposhti bindshëm Kroacinë, me rezultat bindës 92:66 dhe kësisoj, pas dy medaljeve të arta në katër vjetët e kaluar, u detyruan të kënaqen me medaljen e bronztë.