​Franca, Britania, Gjermania e BE paralajmërojnë Iranin për programin bërthamor

Ministrat e jashtëm nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE thanë të premten se zhvilluan një telefonatë të përbashkët me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi, për të shprehur shqetësime mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit dhe paralajmëruan se sanksionet mund të rivendosen së shpejti. Shefi i diplomacisë franceze Jean-Noel Barrot, tha se diskutimi përfshinte…

Lajme

22/08/2025 16:02

Ministrat e jashtëm nga Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE thanë të premten se zhvilluan një telefonatë të përbashkët me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi, për të shprehur shqetësime mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit dhe paralajmëruan se sanksionet mund të rivendosen së shpejti.

Shefi i diplomacisë franceze Jean-Noel Barrot, tha se diskutimi përfshinte sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, kryediplomatin gjerman Johann Wadephul dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Sapo i bëmë një telefonatë të rëndësishme homologut tonë iranian në lidhje me programin bërthamor dhe sanksionet kundër Iranit, të cilat po përgatitemi t’i rivendosim,” shkroi Barrot në X.

“Koha po mbaron. Një takim i ri do të zhvillohet javën e ardhshme mbi këtë temë,” shtoi ai.