Fox News: Kosova e varfër sheh mundësi për të hyra me pranimin e migrantëve

Qeveria në detyrë e Kosovës mori vendim që të pranojë të depërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka pranuar të pranojë deri në 50 migrantë të depërtuar brenda vitit. Mediumi amerikan “Fox News”, që njihet si i afërt me republikanët, kanë thënë se nuk është e konfirmuar ende nëse vendet e treta si…

Lajme

11/06/2025 22:50

Qeveria në detyrë e Kosovës mori vendim që të pranojë të depërtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka pranuar të pranojë deri në 50 migrantë të depërtuar brenda vitit.

Mediumi amerikan “Fox News”, që njihet si i afërt me republikanët, kanë thënë se nuk është e konfirmuar ende nëse vendet e treta si Kosova do të përfitojnë financiarisht.

Në sfondin e mediumit për Kosovën thuhet se është vend i varfër, duke shtuar se vetëm Ukraina dhe Gjeorgjia qëndrojnë më keq në këtë drejtim.

Më parë për këtë çështje ka raportuar edhe Reuters.

Më poshtë përkthimi i artikullit në shqip të Fox News:

Kombi i Evropës Lindore, Kosova, ka rënë dakord të presë deri në 50 migrantë të deportuar nga SHBA-të gjatë një periudhe njëvjeçare, konfirmuan raportet të mërkurën.

Vendimi vjen ndërsa SHBA-të kanë shtyrë gjithnjë e më shumë vendet e palëve të treta të presin të deportuarit mes premtimeve të Presidentit Donald Trump për deportim masiv.

“Qeveria ka shprehur gatishmërinë e saj për të marrë pjesë, me mundësinë për të zgjedhur individë nga një grup i propozuar, me kusht që ata të plotësojnë kritere specifike që lidhen me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, tha qeveria e Kosovës në një deklaratë të mërkurën, sipas Reuters.

Javën e kaluar u shfaqën raporte se SHBA-të po i shtynin vendet e Ballkanit si Serbia të pranonin migrantë, megjithëse mbetet e paqartë nëse këta të deportuar mund të përfshijnë migrantë nga vende si Venezuela, Haiti, Kuba dhe Nikaragua pasi Gjykata Supreme hoqi Statusin e Përkohshëm të Mbrojtur të 500,000 migrantëve muajin e kaluar.

Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë, më keq janë vetëm Ukraina dhe Gjeorgjia, dhe thuhet se ka kërkuar skema të ngjashme që mund të ofrojnë një burim të ardhurash.

Fox News Digital nuk mundi të kontaktonte menjëherë Shtëpinë e Bardhë ose Departamentin e Sigurisë Kombëtare për pyetje nëse SHBA-të do të paguajnë vende të treta për të pritur të dëbuarit amerikanë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Fox News Digital se është “mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”.

“Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”, shtoi zëdhënësi, megjithëse ata nuk iu përgjigjën pyetjeve të Fox Neës Digital për pagesën e Kosovës për skemën.