Fotoja e fshatit polak bëri xhiron e botës, pamja nga lart është e pabesueshme

Këto ditë në rrjetet sociale po përhapet një video e një fshati në Poloni. Bëhet fjalë për fshatin Sulozovë, ku të gjithë banorët jetojnë në një rrugë. Sulozova ndodhet 29 kilometra në veriperëndim të Krakovit. Rruga rreth së cilës është grupuar fshati është një nga më të gjatat në Poloni dhe shtrihet përafërsisht nëntë kilometra.…

Bota

16/04/2023 13:44

Këto ditë në rrjetet sociale po përhapet një video e një fshati në Poloni. Bëhet fjalë për fshatin Sulozovë, ku të gjithë banorët jetojnë në një rrugë.

Sulozova ndodhet 29 kilometra në veriperëndim të Krakovit. Rruga rreth së cilës është grupuar fshati është një nga më të gjatat në Poloni dhe shtrihet përafërsisht nëntë kilometra.

Vëmendje të veçantë tërhoqën fotot e Sulozovës të realizuara nga lart. Një foto e tillë është bërë në vitin 2019 nga Organizata Botërore Urbane. Në plan të parë është një rrugë shumë e gjatë rreth së cilës janë grupuar shtëpitë.

Ky fshat është i lidhur edhe me atraksione të famshme, duke përfshirë Parkun Kombëtar Ojcovski dhe shkëmbin e quajtur Pjeskova skala, i cili është më i njohur për kështjellën e tij të Rilindjes. /Lajmi.net/