Fotografon nudo të panjohurën në palestër, modelja e Playboy rrezikon lirinë
Modelja e Playboy Dani Mathers është duke u përballur me një çështje e cila mund ti kushtojë edhe lirinë.

ShowBiz
Pak kohë më parë ajo fotografoi një grua të zhveshur në palestër pa dijeninë e saj dhe e postoi foton në mediat sociale me një shkrim tallës. Mathers është akuzuar ditën e enjte për shkelje të privatësisë e cila mbart një dënim deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 1 mijë dollarësh.
“Veprimi i tillë, si tallja për format trupore ka pasoja të dhimbshme dhe afatgjata tek personi. Ajo tallet dhe turpëron viktimat e saj duke hedhur poshtë respektinqë duhet të ketë për privatësinë e tjetrit dhe duke shtuar idenë e dëmshme të diskriminimit për pamjen fizike. Ajo që vlen në të vërtetë është karakteri ynë dhe sa human jemi. Ndërkohë që paragjykimi për pamjen fizike në vetevete nuk ëhstë krim megjithatë nuk mund të tolerohet kur cënohet jeta private e dikujt. “- është shprehur në një deklaratë prokurori Mike Feuer.
Mathers është akuzuar pasi ka fotografuar fshehurazi në një palestër në Los angeles një grua të zhveshur dhe ka komentuar bashkangjitur: “Nëse unë nuk mund të mos e shoh këtë, as ju nuk mundeni.”
Mathers ka kërkuar falje megjithatë kjo nuk e justifikon faktin e publikimit të fotos në rrjete sociale./Blitz