Të Infektuar: 70.753

Të Shëruar: 60.628

Të Vdekur: 1.620

Fotografia e pinguinëve të ve shpallet fotografia e vitit për 2020

14:01 | 30 Dhjetor 2020

Viti 2020 ka nxjerrë shumë fotografi kuptimplota, por kjo u shpall fotografia e vitit.

Në një fotografi janë kapur dy pinguinë të ve teksa e ngushëllojnë njëri-tjetrin në Australi, shkruan “BBC”.

Kjo fotografi e fitoi çmimin në konkursin Ocean Photography Awards të organizuar nga revista  Oceanographic, transmeton lajmi.net.

Kjo fotografi u bë nga Tobias Baumgaertner në Melburn.

Atij ju tha nga banorët lokal se pinguinët të dy kishin humbur partnerët e vetë dhe po ngushëllonin njëri-tjetrin thuajse çdo natë.

Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej përafërsisht 1,400 pinguonësh që janë një prej specieve të pinguinëve më të vegjël në botë, duke arritur gjatësinë prej 33 cm.

Një vullnetarë iu afrua fotografit dhe i tregoi se pinguini i bardhë ishte një femër e vjetër që kishte humbur partnerin, dhe pinguini i zi ishte një mashkull i ri i cili sapo kishte humbur partneren e vetë.

Që prej atëherë ata takohen rregullisht dhe e ngushëllojnë njëri-tjetrin duke u përqafuar për orë të tëra duke shikuar dritat e qytetit afër.

Fotografi kaloi tre net me koloninë e pinguinëve para se të kapte këtë fotografi që u bë fituese.

Ai tha se ksihte qenë shumë e vështirë të kapte këtë fotografi, sepse ai nuk mund të përdorte drita dhe pinguinët vazhdimisht lëviznin, prandaj pas shumë fotografive ai më në fund morri rezultatin që kërkonte.

Ai thotë se thjeshtë pati fat të shkrepte aparatin në momentin e duhur. /Lajmi.net/