Fotografi të reja të iPhone 6
Disa fotografi të reja të iPhone 6 janë shfaqur në Twitter, dhe nëse ato janë reale për iPhone e ardhshëm, konfirmohet se Apple do të sjellë një celularë të madhësisë gjigande.
Auto & Tek
Apple siç duket ka rritur madhësinë e celularit të ardhshëm iPhone 6, duke sjellur dy modele të tij, një 4.7 inç dhe tjetri 5.5 inç në ngjyrë ari dhe metalike.
Më herët këtë javë, shoferi i famshëm i veturave për gara Jimmy Lin postoi disa fotografi të ngjashme të iPhone 6, por me një ekran më të vogël, 4.7 inç. Kjo është hera e parë që ne shohim se iPhone 6 do të jetë 5.5 inç.
Fotografitë ishin ngarkuar në Twitter nga Sonny Dickson, një bloger i cili ishte dënuar më herët nga Apple për shkak që kishte shfaqur disa detaje të modeleve të tjera të iPad dhe iPhone, kështu që shumë prej njerëzve janë duke i marrur këto fotografi si të vërteta.
Përderisa madhësia e ekranit rritet, butoni i iPhone 6 për të cilin është folur shumë shihet se është ri-dizajnuar. Por, duhet të presim deri në shtator për të parë nëse këto supozime janë të vërteta.