Fotografi të mahnitshme që tregojnë vizitat e Obamas përreth botës si President (Foto)

Vizita e fundit që Obama e ka bërë dje në Kenia – atdheun e tij – shënon vendin e 50’të në të cilin ai ka udhëtuar si President i SHBA-së.

Fun

25/07/2015 11:33

Kështu, për të festuar këtë, Pete Souza, krye-fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka lëshuar 50 fotografi të Obamas gjatë udhëtimeve të tij shtetërore.

Imazhet – të kapura në çdo shtet, nga viti 2009 deri më sot – tregojnë presidentin 53-vjeç duke u angazhuar në shumë aktivitete.

Ai qëndron këmbëzbathur përballë një stupe të praruar në Birmani, iu drejtohet trupave amerikane në kampin Victory në Irak, ecë në Murin e Madh Kinez, viziton ish-qelinë e Nelson Mandelës në burgun e Afrikës së Jugut, dhe vallëzon me gruan e tij Michelle në një banket në Oslo, Norvegji, transmeton Lajmi.net.

Ai gjithashtu vizitoi Piramidat e Mëdha të Egjiptit, statujat e gurit në Angli, ha mëngjes me familjen e tij në çatinë e hotelit Carlton Ritz në Moskë, Rusi dhe flet me Angela Merkel në Gjermani përderisa ai qëndron ulur kurse Angela qëndron në këmbë dhe krahëhapur.

Fotografitë janë publikuar nga Souza në webfaqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë . Ai shkroi në faqe se këto fotografi tregojnë vetëm një paraqitje të shkurtër të secilit vend që Obama vizitoi.

Obama dukej shumë i lumtur dhe i buzëqeshur gjatë mbërritjes të premten mbrëma në Kenia, ku ul për të ngrënë darkë me të afërmit e tij kenian, duke përfshirë gjysmë-motrën e tij Auma Obama, në vizitën e parë në shtëpinë e tij stërgjyshore si President, transmeton Lajmi.net.

Ai do të udhëtojë për në Etiopi të dielën. (Lajmi.net)

Shikoni fotografitë e mahnitshme:

Afganistan
Afganistan

 

Afrikë të Jugut
Afrikë të Jugut

 

Angli
Angli

 

Arabi Saudite
Arabi Saudite

 

Australi
Australi

 

Belgjikë
Belgjikë

 

Brazil
Brazil

 

Burma
Birmani

 

Danimarkë
Danimarkë

 

Egjipt
Egjipt

 

El Salvador
El Salvador

 

Estoni
Estoni

 

Filipine
Filipine

 

Francë
Francë

 

Ganë
Ganë

 

Gjermani
Gjermani

 

Holandë
Holandë

 

Indi
Indi

 

Indonezi
Indonezi

 

Irak
Irak

 

Irlandë
Irlandë

 

Itali
Itali

 

Japoni
Japoni

 

Jerusalem
Jerusalem

 

Jordan
Jordan

 

Kamboxhi
Kamboxhi

 

Kanadë
Kanadë

 

Kili
Kili

 

Kinë
Kinë

 

Kolumbi
Kolumbi

 

Kore
Kore

 

Kosta Rika
Kosta Rika

 

Malejzi
Malejzi

 

Meksiko
Meksiko

 

Norvegji
Norvegji

 

Panama
Panama

 

Poloni
Poloni

 

Portugali
Portugali

 

Republika Çeke
Republika Çeke

 

Rusi
Rusi

 

Senegal
Senegal

 

Singapor
Singapor

 

Suedi
Suedi

 

Tajlandë
Tajlandë

 

Tanzani
Tanzani

 

Trinidad
Trinidad

 

Turqi
Turqi

 

Vatikan
Vatikan

 

Xhamajka
Xhamajka

 

Kenia
Kenia