Fotografi në mes të darkës së peshkaqenëve (Foto)
Një zhytës francez ka shkrepur disa foto të mrekullueshme në mes të një tufe peshkaqenësh që po ushqehen me peshq.
Fun
Laurent Ballesta ka 4 vite që shkrep foto të mahnitshme nën ujë, por pamjet nga darka e peshkaqenëve janë nga më të rrallat e arkivës së tij.
“Kam një varësi: zhytjet natën në mes të tufës së peshkaqenëve”, thotë fotografi.
Ai ka vite që e ka përgatitur këtë set fotografik, duke studiuar kohën kur ushqehen peshkaqenët dhe përputhjen e vaktit me hënën e plotë.