Fotografi largon celularët nga fotografitë, për të treguar se sa të varur jemi bërë (Foto)

Gjatë javëve të fundit, fotografi Eric Pickersgill ka postuar fotografi të ndryshme që tregojnë se sa shumë e përdorim teknologjinë, veçanërisht kur është fjala për rrjetet sociale.

Fun

19/10/2015 18:04

Ai ka treguar se sa ‘klishe’ jemi bërë në fotografitë që i postojmë dhe se si shumica prej nesh tentojmë ta bëjmë jetën të duket ‘më e mirë’ artificialisht.

Pandemia digjitale është bërë aq e rëndë sa që është pothuajse e zakonshme të shohësh njerëz duke përdorur celularin në rrugë se sa të bësh kontakt me sy me ta apo të ndash ndonjë buzëqeshje me ta, transmeton lajmi.net.

Për të portretizuar më tej se sa e dukshme është bërë kjo shkëputje fizike, fotografi Eric Pickersgill ka bërë disa fotografi nga jeta e përditshme por me një rregullim të vogël: të gjitha pajisjet elektronike janë fshirë nga fotografitë.

Projekti, të cilin ai e ka titulluar ‘Removed’, u frymëzua dhe u nis nga një vëzhgim që ai e kishte bërë në mëngjes ndërsa ishte ulur në një kafene lokale.

Shikoni fotografitë:
1 2 3 4 5 6 7 8

Qoftë nëse jeni apo jo pjesë e shumicës së njerëzve të varur nga teknologjia, sigurisht se ka diçka që duhet të mësoni nga këto fotografi.

Për ata të cilët janë pjesë e këtij problemi, këto fotografi duhet të ju bëjnë të vetëdijshëm për përdorimin e pajisjeve elektronike dhe varësisë ndaj tyre. Kontrolloni se sa kohë shpenzoni në pajisjet elektronike dhe bëni përpjekje për ta zvogëluar atë kohë me praninë fizike. (lajmi.net)