Fotografi e rrallë e Shkurte Fejzës me bashkëshortin, realizuar 26 vite më parë

Shkurte Fejza ka hapur arkivat e fotografive.

ShowBiz

07/04/2020 17:48

Shkurte Fejza është kthyer prapa në kohë, duke publikuar një fotografi, të realizuar plot 26 vite më parë, shkruan lajmi.net.

Kjo fotografi ishte bërë gjatë festivalit të folklorit në Karolinën e Veriut në SHBA, ku këngëtarja mori pjesë bashkë me bashkëshortin e saj, Hajrushin.

Në atë imazh, Shkurta dhe bashkëshorti i saj shihen të veshur me veshje kombëtare shqiptare.

“Ne vitin 1994 në festivalin botëror të folklorit në Carolinën e Veriut.USA”, ka shkruar këngëtarja sipër asaj fotografie.

Për ndryshe, Shkurta bashkë me familjen gjatë kësaj kohe pandemie po qëndron e izoluar në shtëpi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-r0nS7D48o/