Foto e papublikuar më parë: Si dukeshin Hillary dhe Bill Clinton para 40 vjetëve

22:54 | 20 Shtator 2019

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi 40 vjet të vjetër.

Ajo në fotografi shihet bashkë me burrin e saj, ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton.

“Duke e lexuar gazetën së bashku gjatë mëngjesit, në vitin 1979”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë që Clinton e ka publikuar.

Cifti shihen në ambiente shtëpie në një tryezë dhe duken se po kalonin mirë.

Fotoja, sipas Clinton është realizuar në vitin 1979, ndërsa ata janë të martuar që nga viti 1975. /Express/

 

View this post on Instagram

 

Reading the paper together over breakfast, 1979.

A post shared by Hillary Clinton (@hillaryclinton) on