Fosilet e zogjve në oqeanin e Antarktikut rezultojnë më të mëdhenjtë në botë

Fosilet që u gjendën rreth 40 vite më parë, pas analizave të bëra zbulohet se ishin të disa zogjve parahistorik.

Fun

29/10/2020 14:46

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishullor në Gadishullin Antarktik, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Paleontologët sollën në shtëpi një numër fosilesh, dukë përfshirë kockën e këmbës dhe kockën e pjesshme të nofullës të dy zogjve parahistorikë.

Për dekada, fosilet kanë qëndruar në muzeun e Universitetit “ California Berkeley”, derisa një student i diplomuar me emrin Peter Kloess filloi të bënte kërkime në vitin 2015.

Në studimin e botuar këtë të hënë në revistën “ Scientific Reports”, Kloess i ka identifikuar këtë zogj si ‘pelagornithids’ , një grup grabitqarësh që endeshin në oqeanet jugore të Tokës për të paktën 60 milionë vite.

Tani ne i njohim ata si zogj me dhëmbë për shkak të dhëmbëve të tyre të mprehtë dhe sqepit të gjatë, të cilët i kanë ndihmuar ata që të kapnin peshq dhe kallamarë nga oqeani.

Zogjtë ishin të mëdhenj, me hapje krahësh që arrinin deri 6.4 metra.

“ Këta fosile të Antarktikut, ka të ngjarë të përfaqësojnë jo vetëm zogjtë më të mëdhenj fluturues të Eocenit, por edhe disa nga zogjtë më të mëdhenj të paqëndrueshëm që kanë jetuar ndonjëherë”, thotë studimi. /Lajmi.net/