Foshnja që lindi e shurdher, dëgjon për herë të parë në jetën e saj (Video)

Për prindërit Sarah Jo dhe Tyler Lawless, ishte një ditë që kishin pritur shumë gjatë!

Lifestyle

24/05/2017 18:29

Njëvjeçarja Annabelle Lawless iu dha shansi për të dëgjuar zërin e nënës së saj për herë të parë verën e kaluar falë një aparati dëgjimi, pasi ajo kishte lindur e shurdhër.

Por pajisja ishte e kufizuar: ajo nuk mund të dëgjonte qartë fjalën dhe nuk do të ishte e përhershme, transmeton Gazeta Shneta.

Që atëherë, mjekët në Boise, Idaho, janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje më të sofistikuar.

Më në fund, më 24 prill, ata futën një aparat dëgjimi në kokolarin e saj.

Dhe të hënën, erdhi momenti kur Annabelle kishte futjen e implantit të saj, duke e lënë të dëgjonte tinguj të pastër si çdo fëmijë tjetër për herë të parë në jetën e saj.