​Foshnja lind në rrënojat e tërmetit në Siri, nëna vdes pasi e solli në jetë

Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë, mes rrënojave që solli tërmeti në juglindje të Turqisë. Nëna e foshnjës ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt. Goditja e parë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej…

Bota

06/02/2023 21:58

Një foshnjë ka lindur në Alepo të Sirisë, mes rrënojave që solli tërmeti në juglindje të Turqisë.

Nëna e foshnjës ka humbur jetën nën rrënoja, ndërsa i porsalinduri është nxjerrë me nxitim për t’u çuar në një vend më të sigurt. Goditja e parë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Mbi 2700 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur. Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

The moment a child was born 👶 His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.