Foshnja dhjetë muajshe peshon 28 kg, mjekët nuk e dinë pse!

Luis Manuel Gonzales ka mendjen kurioze të foshnjes dhjetë muajsh.

Lifestyle

25/12/2017 08:56

Ai është kurioz për gjithçka që e rrethon, dëshiron të prekë dhe të shijojë çdo gjë. Ai dëshiron të eksplorojë, ai madje është duke provuar të flasë.

Për fat të keq, kjo foshnje është ngërthyer në trupin i cili s’mund të ecë, apo edhe të rrëshqasë. Luis peshon 28 kilogram.

Sipas qendrës për kontroll të fëmijëve, Luis ka peshën perfekte të një nëntë vjeçari.

Mjekët nuk janë duke e kuptuar përse Luis po rritet kaq shpejt. Në lindje ai ka peshuar 3.4 kg, njejtë sikurse vëllai i tij tre vjeçar, Mario.Ten-month-old Luis Gonzales (L) is pictured with his cousin Michel (C) and his brother Mario at his home in Tecoman, Colima state, Mexico. Luis cannot walk or even crawl. (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)

Luis ndryshoi drastikisht peshën e tij në dy muajt e parë dhe vazhdoi të rritet.

‘Mendova se arsyeja ishte që kisha qumësht gjiri të mirë’ tha e ëma e tij, 24 vjeçarja Isabel Pantoja për agjencinë franceze të shtypit, transmeton lajmi.net

Meksiko hyn në toplistë të shteteve të ‘infektuara’ që në fëmijëri me obezitet dhe diabet, një shembull ekstrem i së cilës është Luis.

Ai ndoshta do të ketë nevojë për tretmane që të shpëtojë jetën e tij, por familja nuk është në gjendje që ta përballojë.

Babai i tij, Mario Gonzales, fiton rreth 200 dollarë në muaj. Familja jeton në një shtëpi të vjetër në bllokun Tekoman të shtetit të Meksikës.

Në pamundësi për të ngritur fonde, prindërit kanë hapur një faqe në facebook dhe kanë vendosur një llogari bankare ku njerëzit mund të japin donacione për Luis.

Për çdo ditë, nëna e Luis e dërgon atë tek mjeku për të bërë analiza të gjakut. Megjithatë, mjekët ende nuk kanë kuptuar se çfarë po  ndodh me të. /Lajmi.net/

Ten-month-old Luis Gonzales with his parents Isabel Pantoja and Mario Gonzales, and his elder brother Mario at their home in Tecoman, Colima State, Mexico. Picture: (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)Ten-month-old baby Luis Gonzales is pictured in his stroller at a bus station in Colima city, Mexico on November 9, 2017. (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)It is hard for Isabel Pantoja carry her ten-month-old son Luis. (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)Isabel Pantoja (C), 24, holds her ten-month-old baby Luis Gonzales as they arrive at a clinic in Colima city for Luis' medical check-up, in Mexico on November 9, 2017. (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)Luis Manuela Gonzales with his mother, Isabel Pantoja. Luis can sit up but cannot crawl or walk.. (Pedro Pardo/AFP/Getty Images)