Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës- nëna në gjendje të rënduar, shëndeti iu përkeqësua gjatë lindjes në automjet
Një hetim i vdekjes po kryhet në Pejë. Në spitalin rajonal të Pejës një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete. Po ashtu në spital është dërguar edhe viktima femër kosovare në gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital,…

Lajme
Një hetim i vdekjes po kryhet në Pejë.
Në spitalin rajonal të Pejës një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete. Po ashtu në spital është dërguar edhe viktima femër kosovare në gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital, transmeton lajmi.net.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/