Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë rikthehet me edicionin e tretë me 2 dhe 3 qershor
Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet me iniciativë të presidentes Osmani do të rikthehet me edicionin e tretë që do të mbahet me 2 dhe 3 qershor. Presidentja njofton se gjatë mbajtjes së Forumit, Prishtina do të mirëpresë liderë, ekspertë dhe përfaqësues nga e gjithë bota për diskutime të rëndësishme për paqe…

Lajme
Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që mbahet me iniciativë të presidentes Osmani do të rikthehet me edicionin e tretë që do të mbahet me 2 dhe 3 qershor.
Presidentja njofton se gjatë mbajtjes së Forumit, Prishtina do të mirëpresë liderë, ekspertë dhe përfaqësues nga e gjithë bota për diskutime të rëndësishme për paqe të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë
“Pas dy edicioneve të suksesshme, Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me iniciativë të Presidentes Osmani, rikthehet me edicionin e tretë, më 2 dhe 3 qershor në Republikën e Kosovës! Edhe këtë vit, Prishtina do të mirëpresë liderë, ekspertë dhe përfaqësues nga e gjithë bota për diskutime të rëndësishme për paqe të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë. Në ditët në vijim do të ndajmë më shumë informata rreth temës, folësve dhe aktiviteteve të këtij edicioni”, njofton Presidenca.