Formimi i institucioneve, veriu, masat e BE-së dhe Marrëveshja e Ohrit – Çka tha Kallas me të arritur në Kosovë?
Shefja e diplomacisë e BE-së, Kaja Kallas ka arritur sot në Kosovë. Me të arritur në Kosovë, Kallas ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media, shkruan lajmi.net Ajo në këtë konferencë iu dërgoi mesazh partive politike sa i përket situatës politike në vend. Kallas në mënyrë të qartë kërkoi zhbllokim të situatës politike në…

Lajme
Shefja e diplomacisë e BE-së, Kaja Kallas ka arritur sot në Kosovë.
Me të arritur në Kosovë, Kallas ka mbajtur një konferencë të shkurtër për media, shkruan lajmi.net
Ajo në këtë konferencë iu dërgoi mesazh partive politike sa i përket situatës politike në vend.
Kallas në mënyrë të qartë kërkoi zhbllokim të situatës politike në Kosovë dhe të formohen institucionet e reja sa më shpejtë që është e mundur.
Sipas përfaqësues së lartë të BE-së, kjo është thelbësore për stabilitetin dhe rritjen e Kosovës.
“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin dhe rritjen e Kosovës, si dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.
Tutje, ajo u pyet në lidhje me masat e BE-së që i janë vendosur Kosovës që ka kohë që i janë vendosur, si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.
Ajo tha se BE ka filluar t’i heqë masat, por se nuk duan të shohin përshkallëzim të situatës në veri.
“Unë personalisht jam duke i bindur vendet anëtare se ne duhet t’i heqim masat për Kosovën, por disa thonë se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe përshkallëzimi në veri bie ndesh me këtë. Ne jemi gati t’i bëjmë hapat tonë, por kemi vërtet nevojë të shohim shtensionim në veri”, tha Kallas.
Shefja e diplomacisë së BE-së është duke zhvilluar një turne të vizitave në disa shtete të Ballkanit Perëndimor./lajmi.net/