Formacioni ideal i Ancelottit

Carlo Ancelottit iu nevojit kohë para se të gjente formacionin e tij më të mirë në Real Madrid. Pikërisht atëherë kur mendoi se e gjeti, Sami Khedira pësoi një lëndim të rëndë. Trajneri italian u desh ta ndryshonte sistemin, dhe e bëri këtë. Isco erdhi në vend të gjermanit dhe sistemi ndryshoi nga 4-3-3 në…

Sport

13/12/2013 10:27

Carlo Ancelottit iu nevojit kohë para se të gjente formacionin e tij më të mirë në Real Madrid. Pikërisht atëherë kur mendoi se e gjeti, Sami Khedira pësoi një lëndim të rëndë.

Trajneri italian u desh ta ndryshonte sistemin, dhe e bëri këtë. Isco erdhi në vend të gjermanit dhe sistemi ndryshoi nga 4-3-3 në 4-2-3-1.

Pastaj u lëndua Cristiano Ronaldo, edhe pse fatmirësisht vetëm për disa javë. Por, pas rikthimit të yllit portugez, Ancelotti do ta rikthejë formacionin e tij ideal kundër Osasunës të shtunën.

Me Diego Lopezin e pazëvendësueshëm në portë, në mbrojtje Marcelo është i rikuperuar kurse Raphael Varane është ende i lënduar. Arbeloa, Pepe, Ramos dhe Marcelo përbëjnë vijën e fundit. Modric ka filluar të formojë një dyshe të mirë me Xabi Alonson.

Përpara Gareth Bale i rikuperuar nga problemet muskulore duket më i rehatuar në Real dhe ia ka zënë vendin Angel di Marias.

Në anën tjetër, të majtë, Cristiano Ronaldo kurse në qendër Karim Benzema.