lajmi.net

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës nga xhiroja e pestë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në sulm gjendet treshja e het-trikave, Mario Mandzukic, Sergio Aguero dhe Lionel Messi.

Sport

27/11/2014 17:41

UEFA ka publikuar formacionin e përbërë nga futbollistët më të dalluar në ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në portë, gjendet anëtari i Arsenalit, Martinez. Kurse, reparti defanziv përbëhet nga Abdennour i Monacos, Mbema i Anderlechtit, Mikel San Jose i Bilbaos dhe Juanfran i Atletico Madridit.

Në sistemin 4-3-3, në mesfushë është treshja Nani nga Sporting, Fabregas nga Chelsea, dhe Herrera i Portos.

Kurse, në sulm tre futbollistët që realizuan het-trika në duelet e skuadrave përkatëse, Mario Mandzukic i Atletico Madridit, Sergio Aguero nga Manchester City dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve (Foto)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi gjendet në formacionin e javës të ndeshjeve të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve të publikuar nga “Goal.com”.

Sport

06/11/2014 11:04

Gjatë mesjavës u zhvilluan ndeshjet e xhiros së katër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Dhe, si zakonisht, portali i mirënjohur “Goal”, ka publikuar formacionin e javës.

Në portë ka zënë vend veterani Jasmin Handanovic, që me pritjet e tij ia nxori Mariborit një barazim 1:1 me Chelsean. Kurse, mbrojtja kompletohet nga anëtari i Anderlechtit, Anthony Vanden Borre, Marc Bartra i Barcelonës, Sokratis Papastathopoulos i Borussia Dortmundit dhe Marcelo i Real Madridit.

Në formë të rombit në mesfushë gjenden Fabian Fren nga Basel, Nani i Sporting Lisbonës, Heung-Min Son nga Bayer Leverkusen dhe Lionel Messi, prapa dyshes sulmuese Seydou Doumbia nga CSKA Moska dhe Luiz Adriano i Shakhtar Donetskut. 

LM