Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës.

Sport

28/04/2022 19:40

Manchester City arriti fitore dramatike 4:3 ndaj Real Madridit, ndeshje në të cilën shkëlqyen yje si Karim Benzema, Phil Foden, Bernardo Silva e Kevin De Bruyne.

Ndeshja në mes Liverpool dhe Villarreal u mbyll me fitore 2:0 të Reds, e përformancë të mirë zhvilluan Alisson Becker, Thigao Alcantar, Sadio Mane e disa të tjerë.

Pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve janë shtatë lojtarë të Liverpoolit, tre nga Manchester City dhe një nga Real Madridit.

Në 11 më të mirë nuk ishte asnjë lojtar nga ekipi spanjoll tjetër Villarreal.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionin më të mirë të javës të zgjedhur nga shtëpia më e madhe e futbollit UEFA.