Formacioni i Barcelonës (FOTO)

Barcelona dhe Valencia ndeshen sot në Camp Nou, në një duel shumë të rëndësishëm në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Sport

18/04/2015 09:53

Barcelona e pret sot Valencian në Camp Nou në një ndeshje mjaft delikate dhe shumë të rëndësishme në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Dhe, gjiganti katalan do të luajë me formacionin më të mirë që ka në dispozicion, edhe pse në mesjavën e ardhshme e zhvillon ndeshjen e kthimit kundër Paris Saint-Germain, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tek mysafirët nga minuta e parë do të luajë mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.