Formacionet zyrtare: RB Leipzig – Man City

Sonte (e martë) Manchester City është mysafir i RB Leipzigut, në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/12/2021 17:35

“Qytetarët” janë kualifikuar tashmë si lider nga grupi A, derisa siç tha Guardiola në konferencë për shtyp, kjo ndeshje është vetëm ‘stërvitje’, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Leipzig ende nuk e ka të siguruar kualifikimin për Ligën e Evropës dhe duhet të nxjerrë se paku një pikë dhe të shpresojë që Club Brugge nuk e befason PSG-në.

Formacionet zyrtare:

RB Leipzig: Gulasci; Angelino, Forsberg, Klostermann, Szoboszlai, Nkunku, Mukiele, Laimer, Gvardiol, Silva, Kampl.

Man City: Steffen; Walker, Stones, Ake, Zinchenko; Gundogan, De Bruyne, Fernandinho; Foden, Grealish, Mahrez.

Ndeshja nis në ora 18:45./Lajmi.net/