Formacionet zyrtare: Milan – Salernitana

Gjiganti italian synon të marrë fitoren e radhës sonte.

Sport

04/12/2021 14:06

Skuadra e Milanit e pret në shtëpi Salernitanan në duelin që luhet nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

‘Rossonerët’ kanë vendin e dytë me 35 pikë, kurse Salernitana është e fundit me tetë sosh.

Milani synon të marrë fitoren e radhës sot që të mbetet në hap me kreun e tabelës, ndërsa mysafirët do të mundohen të shkaktojnë befasi.

Formacioni i Milanit: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessiè, Bakayoko; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Pellegri

Formacioni i Salernitanas: Belec; Bogdan, Gyomber, Veseli; Zortea, L. Coulibaly, Di Tacchio, Schiavone, Ranieri; Ribery, Simy /Lajmi.net/