Formacionet zyrtare: Milan – Liverpool

AC Milan është nikoqir i Liverpoolit në kryendeshjen e kësaj xhiro në kuadër të grupit B në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/12/2021 19:42

“Reds” kanë siguruar kualifikimin tutje duke qenë të pamposhtur në të pesë ndeshjet, derisa AC Milan ende ka gjasa matematikisht për t’u kualifikuar, shkruan lajmi.net.

“Rossonerët” duhet me patjetër të arkëtojnë pikët e plota në “San Siro”, ndërsa të shpresojnë që Porto të lëshoi pikë ndaj Atleticos.

Formacionet zyrtare:

AC Milan: Maignan; Hernandez, Romagnoli, Tomori, Kalulu; Krunic, Kessie, Tonali; Diaz, Messias Junior, Ibrahimovic.

Liverpool: Alisson; Williams, Konate, Phillips, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Morton, Minamino; Mane, Salah, Origi

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/