Formacionet zyrtare: Llapi – Prishtina

Xhiro e fundit e stinorit vjeshtor në BKT Superligë do të vijoj sot me tri ndeshje.

Sport

11/12/2021 12:16

Vëmendja kryesore është tek dueli mes Llapit dhe Prishtinës që do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan nga ora 13:00.

Ndeshja në fjalë si fillim ishte planifikuar që të zhvillohet në Merdarë, por për shkak të kushteve të terrenit, Komisioni i Garave ka vendosur që dueli në fjalë të luhet në Lipjan.

Prishtina vjen pas një humbje minimale ndaj Dritës në shtëpi, gjersa llapjanët u ndalën me barazim nga skuadra e Dukagjinit në udhëtim.

Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytet në këtë edicion mes dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e llapjanëve 2:1. Prishtina që tashmë drejtohet nga trajneri Abdulah Ibrakoviq, në atë takim është udhëhequr nga ish-trajneri Zekirija Ramadani.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Llapi zë vendin e katërt me 26 sosh.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Rivera.

Prishtina: Halimi, Bekteshi, Mici, Ismajli, Shabani, Kryeziu, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi, John.

/Lajmi.net/