Formacionet zyrtare: Gjilani dhe Llapi gati për ndeshjen e kthimit, luftohet për finale të Kupës së Kosovës

Gjilani dhe Llapi ka publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së kthimit në Kupën e Kosovës. Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është vendtakim i dy skuadrave elitare me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net. Gjilani dhe Llapi e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. “Kuqebardhët” triumfuan 1:2 në ndeshjen…

Sport

19/04/2023 14:05

Gjilani dhe Llapi ka publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së kthimit në Kupën e Kosovës.

Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është vendtakim i dy skuadrave elitare me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.

Gjilani dhe Llapi e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

“Kuqebardhët” triumfuan 1:2 në ndeshjen e parë ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Fituesi i këtij dueli luan në finale me fituesin e ndeshjes Prishtina – Vushtrria.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Halili, Bilalli, Ismaili, Zeka, Ramadani, Sinani, Islami, Kelmendi, Zabërgja, Hoxha.

Llapi: Avdyli, Fernando, Neto, Krasniqi, Miliq, Shabani, Limani, Riviera, Selimi, Alidema, Fazliu./Lajmi.net/