Formacionet zyrtare: Gjilani – Ballkani

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani.

Sport

03/04/2022 12:36

Derbi i kësaj xhiroje i takon ndeshjes, Gjilani – Ballkani.

Dy ekipet që gjenden në top treshe të tabelës, së Superligës të Kosovës.

Ballkani do të kërkojë të marrë pikët e plota, pasi kërkojnë të përforcojnë edhe më shumë vendin e parë, ndërsa Gjilani pritet t`i shkaktojë probleme ekipit nga Suhareka.

Ekipi i Ismet Munishit do të kërkojë fitoren, pasi nuk duan ta humbin hapin me Ballkanin, në luftën për titull.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për ndeshjen, e cila zhvillohet në orën 13:30.

Gjilani: Koliçi, Halili, Useini, Musolli, Hoxha, Sorsa, A.Keita, Dabiqaj, Progni, Kelmendi, Krasniqi.

Ballkani: Frasheri, Thaqi, Potoku, Dellova, Jashanica, Emërllahu, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Baftiu.