Formacionet zyrtare: Drita – Ulpiana
Drita do t'i bëjë konak skuadrës nga Lipjani në stadiumin “Selami Osmani-BEZI” në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

Sport
Drita vjen pas një fitore të madhe në udhëtim ndaj Prishtinës, teksa lipjanasit janë pa fitore në katër ndeshjet e fundit.
Gjilanasit pozicionohen në pozitën e tretë në kampionat me 31 pikë të mbledhura, një më pak se SC Gjilani, dhe dy më pak se lideri Ballkani, gjersa Ulpiana gjendet në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhura.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Blakqori, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Namani, Simonovski.
Ulpiana: Basha, Rapuca, Makolli, Emini, Gjoni, Shala, Qerimi, Mustafa, Rezi, Selimi, Santos. /Lajmi.net/