Formacionet zyrtare Drita – Dukagjini

Drita dhe Dukagjini do të mbyllin sot xhiron e 16-të të BKT Superligës.

Sport

29/11/2021 12:18

Drita do ta mirëpresë në stadiumin e qytetit në Gjilan skuadrën e Dukagjinit, duke filluar nga ora 13:00.

Drita vjen pas humbjes 1-0 ndaj rivalit të qytetit Sc Gjilanit, teksa Dukagjini vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Ulpianës.

‘Bardhekaltrit’ poziconohen aktualisht në pozitën e katërt me 25 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Llapi, gjersa Dukagjini gjendet e parafundit në renditjen tabelare me 16 pikë të mbledhura.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave.

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Jashari, Muja, Ajzeraj, Broja, Krasniqi, Simonovski.

Dukagjini: Haxhihamza, Kuqi, Basriu, Dallku, Syla, Shabani, Ahmeti, Carioca, Mulaj, Merlaku, Chibueze.

Ndërkohë klubi gjilanas ka njoftuar se për shkak të punimeve në stadium, për ndeshjen e sotme KF Drita – KF Dukagjini do të hapet vetëm një tribunë për shikuesit vendas, ndërsa një trubunë do të jetë e hapur vetëm për media.

Për media do të hapet tribuna A, teksa për shikues do të jetë e hapur tribuna B. /Lajmi.net/