​Formacionet Shqipëri-Andorrë

Në një atmosferë të zjarrtë dhe plot emocione kuqezinjtë kërkojnë në “Air Albania” fitoren e parë në rrugën drejt botërorit. Kundërshtari i dytë në grupin K kualifikues Andorra nuk do të jetë kafshatë e lehtë edhe pse në shtatë përballje kuqezinjtë kanë rezultat prej pesë fitoresh, një humbje dhe një barazim, raporton KosovaPress. Përzgjedhësi brazilian…

Sport

24/03/2025 19:29

Në një atmosferë të zjarrtë dhe plot emocione kuqezinjtë kërkojnë në “Air Albania” fitoren e parë në rrugën drejt botërorit.

Kundërshtari i dytë në grupin K kualifikues Andorra nuk do të jetë kafshatë e lehtë edhe pse në shtatë përballje kuqezinjtë kanë rezultat prej pesë fitoresh, një humbje dhe një barazim, raporton KosovaPress.

Përzgjedhësi brazilian Sylvinho ka paralajmëruar ndryshim të strategjisë së lojës nga lojtarët, pas humbjes nga Anglia në hapje të kualifikimeve – 0:2.

Tri pikët e para do të ishin imperativ dhe kuqezinjtë duhet të shënojnë sonte fitore.

Në ndeshjen tjetër të grupit përballen Anglia-Letonia, të cilat prijnë me nga tri pikë pas fitoreve në ndeshjet e para, pikërisht kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

Duelet e radhës në grupin K zhvillohen më 7 qershor ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nga ora 20:45 dhe Andorrës e Anglisë nga ora 18:00. Tri ditë më vonë, më 10 qershor, Shqipëria luan si mysafire ndaj Letonisë, ndërsa Serbia pret Andorrën.

Formacionet: