Formacionet e mundshme të super sfidës: Leipzig – Dortmund
RB Leipzig do të përballet me Borussia Dortmund me fillim nga ora 18:30, në ndeshjen më interesantë për javën e 15-të në Bundesliga.
Sport
Leipzig për momentin janë në pozitën e 2-të me 31 pikë të grumbulluara dhe me një fitore eventuale do të dilnin në vendin e parë.
Ata për momentin janë klubi më në formë në ligën Gjermane dhe sonte do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri të ndeshjeve pa humbje (7 fitore 2 barazime).
Në anën tjetër, Dortmund kanë mbetur mbrapa dhe kanë vetëm 25 pikë pas 14 ndeshjeve, me ç’rast janë të pozicionuar në vendin e 4-të, transmeton lajmi.net.
Ziverdhët u rikthyen te fitorja pas humbjes ndaj Unionit të Berlinit dhe sonte kanë synim vetëm fitoren, e cila do t’i dërgonte ata në pozitën e 3-të.
Formacionet e mundshme të të dyja klubeve:
RB Leipzig: Gulasci; Adams, Orban, Upamecano, Halstenberg; Haidara, Kampl, Sabitzer; Olmo, Poulsen, Forsberg
Borussia Dortmund: Burki; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Witsel, Can; Sancho, Reus, Reyna; Haaland./Lajmi.net/