Formacionet e mundshme të derbit italian: Milan – Juventus
Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super sfida mes dy skuadrave të mëdha, AC Milan kundër Juventusit.
Sport
Të dy skuadrat janë në garën për titull, andaj synojnë vetëm fitore, shkruan lajmi.net.
“Rossonerët” me fitore do mbajnë kreun e tabelës, derisa “Bianconerëve” iu nevojiten pikë që të ngritën në tabelë.
Formacionet e mundshme:
AC Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessie; Rebic, Castillejo, Çalhanoglu; Leao.
Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Frabotta; McKennie, Ramsey, Bentacur, Chiesa; Dybala, Ronaldo.
Përballja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 20:45./Lajmi.net/