Formacionet e mundshme për ndeshjet: Milan – Atalanta, Cagliari – Inter

Vazhdon gara për titull në Seria A.

Sport

15/05/2022 11:27

‘Lufta’ për titull në Seria A vazhdon të jetë e zjarrtë kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundim të sezonit.

Milani janë në krye të tabelës me dy pikë diferencë ndaj Interit.

‘Rossonerët’ kanë 80 pikë në vendin e parë dhe ndiqen nga ‘Nerrazzurrët’ me 78 pikë.

Sot të dy skuadrat kanë ndeshje mjaft të vështira dhe nuk do ta kenë të lehtë të marrin fitore.

Me fillim nga ora 18:00 Milani do të përballet me Atalanata, skuadër e cila ka synim një vend në Evropa Ligë për sezonin e ardhshëm. Ata janë vetëm një pikë prapa Romës së vendit të gjashtë dhe me një fitore eventuale ndaj Milani do t`i afrohen qëllimit.

Në anën tjetër, Interi do luajë ndaj Cagliarit në orën 20:45, skuadër e cila po ‘lufton’ për mbijetesë dhe me fitore ndaj ekipit të Simone Inzaghit mund të shpresonte për mbijetesë në Seria A.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme të dy ndeshjeve.

Milan: Maignan, Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer, Messias, Kessie, Leao, Giroud.

Atalanta: Musso; Gjimshiti, Demiral, Palomino; Hateboer, de Roon, Freuler, Zappacosta; Pasalic, Koopmeiners; Muriel.

 

Cagliari: Cragno; Ceppitelli, Lovato, Altare; Bellanova, Marin, Grassi, Rog, Lykogiannis; Joao Pedro, Pavoletti.

Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.