Formacionet e mundshme për ndeshjen Islanda – Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Sport

06/06/2022 10:05

Kuqezinjtë janë pjesë e Grupit 2 në Ligën B së bashku me Islandën, Izraelin, Rusinë, por kjo e fundit është përjashtuar nga të gjitha garat pas agresionit të tyre në Ukrainë.

Shqipëria luan ndaj Islandës në udhëtim me fillim nga ora 20:45.

Rivali i sotëm vjen në këtë ndeshje pas barazimit me Izraelin (2-2) dhe kërkojnë ta nisin mbarë këtë rrugëtim, përcjellë lajmi.net.

Këto janë formacionet e mundshme:

Islanda: Runarsson, Sampsted, Gretarsson, Magnusson, Olafsson, Helgason, Birkir Bjarnason, Thrandarson, Sigurdsson, Gudjohnsen, Thorsteinsson

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Roshi, Cekici, Abrashi, Bajrami, Hysaj; Cikalleshi, Balaj