Formacionet e mundshme: Milan VS. Genoa

Sonte, më fillim nga ora 21:00, Milani do ta presë në “San Siro” Genoan, në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.

Sport

15/04/2022 10:02

Djemtë e Stefano Piolit nuk kanë shënuar në dy ndeshjet e fundit të Serie A, por trajneri pritet të mos e ndërrojë formacionin pavarësisht se ndeshja ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë është të martën e ardhshme.

Të lënduar janë në kampin e “kuqezinjve janë: Simon Kjaer, Alessandro Florenzi, Alessio Romagnoli, Samu Castillejo dhe Zlatan Ibrahimovic.

Milani ka fituar shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Genoas. Kuqezinjtë nuk kanë pësuar gol  në pesë ndeshjet e fundit të ligës dhe janë skuadra me më shumë porta të paprekura në Serie A këtë sezon (14, njësoj si Interi).

Nicolò Rovella, Andrea Cambiaso, Zinho Vanheusden dhe Lennart Czyborra nuk janë të disponueshëm për Genoan, transmeton lajmi.net.

Rossoblu kanë fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon, duke barazuar 16.

Formacionet e mundshme: Milan kundër Genoa

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Genova (4-2-3-1): Sirigu; Hefti, Ostigard, Maksimovic, Vasquez; Galdames, Badelj; Gudmundsson, Melegoni, Euban; Destro. /Lajmi.net/