Formacionet e mundshme: Juventus – Napoli

Sonte (e enjte) do zhvillohet përballja interesante mes Juventusit dhe Napolit, në kuadër të xhiros së 20-të në Seria A.

Sport

06/01/2022 11:19

Ndeshja momentalisht ndodhet në dyshime nëse do zhvillohet, shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 te “Napolitanët”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Napoli kërkon pikët e plota në këtë takim ngase është duke garuar për titull, derisa Juventus është në garë për top katër.

Pavarësisht që dje ka pasur raportime se Amir Rrahmani nuk do luaj, sipas mediave italiane pritet të jetë titullar ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli; Chiesa, Dybala, Bernardeschi; Morata

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Ghoulam; Demme, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens

Ndeshja është e paraparë që të nis në ora 20:45./Lajmi.net/