Formacionet e mundshme: Fulham – Chelsea

Chelsea është duke kaluar nëpër një formë të keqe këtë sezon dhe sot do të përballen me Fulham nga ora 18:30.

Sport

16/01/2021 13:40

Blutë e Londrës kanë marrë vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshjet e fundit që kanë zhvilluar.

Ata për momentin janë të pozicionuar në vendin e nëntë në ligë dhe nuk kanë fituar në tre ndeshjet e tyre, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, skuadra e Fulhamit ka barazuar pesë ndeshjet e fundit dhe po kërkon të largohet nga zona e kuqe.

Formacionet e mundshme janë këto:

Fulham: Areola; Aina, Andersen, Adarbioyo; Tete, Reid, Reed, Anguissa, Robinson; Lookman, Cavaleiro

Chelsea: Edouard Mendy; Reece James, Thiago Silva, Kurt Zouma, Ben Chilwell; Billy Gilmour, Kai Havertz, Mason Mount; Hakim Ziyech, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi./Lajmi.net/