Forma e kërthizës tregon diçka të rëndësishme për personalitetin tuaj

Një teori pandeh se forma e kërthizës mund të zbulojë diçka të rëndësishme për të fshehurat e personalitetit tuaj.

Fun

04/06/2019 16:10

Forma e parë

Nëse kërthiza jote ngjason me figurën e parë, kjo nënkupton se ke një karakter shumë të fortë. Je kokëfortë/e dhe sjellesh me këmbëngulje,transmeton lajmi.net.

Forma e dytë

Njerëzit që kanë këtë formë kërthize, janë bujarë, që rrallë flasin keq për miqtë dhe familjarët e tyre sepse e dinë që mund të influencojnë në mënyrë negative në jetën e njerëzve.

Forma e tretë

Mund të mbash sekrete dhe të kuptosh fare mirë anën negative të njerëzve. Mund të të duket shumë e vështirë t’u besosh njerëzve, përveç miqve të tu të ngushtë dhe familjes. Zakonisht je njeri shumë i rezervuar, që mund të dukesh i/e çuditshëm/e për ata që nuk të njohin mirë. Falë personalitetit tënd, skepticizmi që ke, rezulton të jetë i pranueshëm.

Forma e katërt

Kjo kërthizë tregon një personalitet tërësisht të kundër me pararendësin. Përfaqëson një nivel të ulët të energjisë. Por kjo është vetëm ana fizike e jetës tënde. Shpesh nuk të pëlqen të punosh fort apo të zhvillosh aktivitete fizike, megjithatë je i/e shkëlqyer në detyrat që kërkojnë nivel të lartë inteligjente.

Forma e pestë

Kjo formë lidhet me hiperaktivitetin dhe ndjeshmërinë. Zakonisht je njeri shumë i padurueshëm dhe ke nevojë të kesh gjithmonë diçka për të bërë gjatë gjithë kohës.

Forma e gjashtë

Je gjithnjë në alarm, sidomos për faktin se mund të menaxhosh çdo lloj situate me shumë lehtësi. Nuk i beson thuajse kurrë njerëzve, por nga ana tjetër, njerëzit që meritojnë besimin tënd, janë të rëndësishëm për ty. /Lajmi.net/