Forenzika dhe inspektorët arrijnë tek “Albi Mall” ku vdiq një punëtori pasi ra nga objekti ndërtues

Në vendin e ngjarjes ku një punëtor 50 vjeçar humbi jetën tashmë kanë arritur edhe inspektorët dhe Policia e Kosovës. Aty janë parë edhe ekipi i forenzikës të cilët po merren nga afër me hetimin e rastit. Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se punëtori ka rënë nga objekti dhe me këtë rast ka humbur…

Lajme

28/03/2025 13:29

Në vendin e ngjarjes ku një punëtor 50 vjeçar humbi jetën tashmë kanë arritur edhe inspektorët dhe Policia e Kosovës.

Aty janë parë edhe ekipi i forenzikës të cilët po merren nga afër me hetimin e rastit.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se punëtori ka rënë nga objekti dhe me këtë rast ka humbur jetën- vdekja e të cilit u konfirmua nga ekipi mjekësor.

Punëtori i cili humbi jetën është shtetas i huaj- rumun dhe i njëjti po punonte në ndërtimtari tek objekti i qendrës tregtare “Albi Mall”.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga kompania përkatëse në lidhje me rastin./Lajmi.net/