Ford zbulon modelin e bukur Troller T4

Edhe një tjetër model që ka munguar nëpër ngjarjet e fundit të veturave. Ford sapo ka zbuluar modelin e ri mahnitës të quajtur Troller T4.

Auto & Tek

06/06/2014 17:39

Troller T4, i cili do të prodhohet nga një qendër e kompanisë në Brazil, nuk do të jetë e gatshme për t\’u blerë në SHBA.

Kompania Troller, të cilën Ford e bleu në vitin 2007, do të prodhojë këtë veturë të bukur të fuqizuar me një motor dizel 3.2 litërsh, në stil ushtarak.

Motori turbo-dizel i T4 do të jetë i gatshëm me gjashtë shpejtësi transmetuese. Vetura do të ecë përmes rrotave të rënda të punuara nga Dana, duke përmbajtur kështu edhe nxjerrës të ajrit në pjesën e sipërme të saj.

Pamjen e bukur vetura do ta arrijë përmes dritave LED të vendosura në krye të veturës dhe ngjyra e jashtme e hirit në stil londinez do të jetë e punuar gati në të gjitha elementet e jashtme të veturës duke filluar nga çatia, anësoret dhe dyert.