Forcohet zbatimi i Strategjisë për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi i Grupit Punues për Implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë (AVLE), i cili u hap nga zëvendësministri i MPB-së dhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë AVLE, Blerim Gashani. Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i zbatimit të Strategjisë,…
Lajme
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u zhvillua takimi i Grupit Punues për Implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë (AVLE), i cili u hap nga zëvendësministri i MPB-së dhe Koordinator Nacional për zbatimin e Strategjisë AVLE, Blerim Gashani.
Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i zbatimit të Strategjisë, duke diskutuar realizimin e objektivave strategjike dhe aktiviteteve të planifikuara. Gjatë takimit u vlerësua se një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve janë realizuar në përputhje me masat e përcaktuara, ndërsa u diskutua edhe mënyra e adresimit të aktiviteteve që ende nuk janë përmbushur.
Vëmendje e veçantë iu kushtua fushatës vetëdijesuese, e cila ka dhënë rezultate efektive, duke rritur numrin e qytetarëve që kanë raportuar rastet e përdorimit të armëve.
Gjithashtu, u trajtuan sfidat e mbetura dhe nevojat për përmirësim të mëtejshëm të zbatimit të aktiviteteve, me qëllim avancimin e Planit të Veprimit dhe arritjen e objektivave strategjike të Strategjisë AVLE.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe kontribuues në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe në zbatimin më efektiv të Strategjisë AVLE.