Forcohet partneriteti Kosovë-Shqipëri në kontrollin e strukturave policore
Kryeshefi i Inspektorati Policor i Kosovës, Kushtrim Hodaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë, Eduard Merkaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Takimi ndërmjet delegacioneve të dy agjencive homologe u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku u vlerësua bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe rezultatet konkrete të arritura…
Lajme
Kryeshefi i Inspektorati Policor i Kosovës, Kushtrim Hodaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të Shqipërisë, Eduard Merkaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Takimi ndërmjet delegacioneve të dy agjencive homologe u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku u vlerësua bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe rezultatet konkrete të arritura deri më tani.
Gjatë diskutimeve u theksua realizimi i hetimeve dhe inspektimeve të përbashkëta, si dhe hartimi i raporteve të përbashkëta të inspektimit, rekomandimet e të cilave kanë ndikuar në forcimin e integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit të strukturave policore në të dy vendet.
Palët u dakorduan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, duke përfshirë organizimin e inspektimeve të reja të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe harmonizimin e qasjeve në fushën e mbikëqyrjes policore.
Kryeshefi Hodaj falënderoi homologun nga Shqipëria për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim ngritjen e standardeve të mbikëqyrjes dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet policore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Bashkëpunimi ndërmjet dy agjencive konsiderohet element i rëndësishëm në konsolidimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies, me synim fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit të policive të të dy vendeve. /Lajmi.net/