Forcat e Armatosura të SHBA-ve publikojnë pamje të UFO-ve

"Ka një flotë të tërë prej tyre", tha një pilot veteran i marinës ndërsa pa një UFO në video të sapo lëshuar nga një mision trajnimi ushtarak.

Bota

25/06/2019 16:08

Pamjet, e filmuara në 2015-ën nga pilotët jashtë brigjeve të Jacksonville të Florida-s, janë paraqitje e shkurtër e këtij misioni të veçantë, pasi programi u deklasifikua, transmeton lajmi.net.

Piloti gjithashtu mund të dëgjohet duke thërritur, ‘shikojeni atë gjë, po rrotullohet’.

Lansimi i videos vjen më pak se një javë pasi tre senatorë amerikanë u informuan nga Pentagoni për raportet e kohëve të fundit të zbulimeve të UFO-s nga pilotët e Marinës. /Lajmi.net/